Një qen i racës pit-bull ka sulmuar një fëmijë ditën e djeshme te zona e “Brrylit” në Tiranë, por i ati ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të qenit duke e vrarë. Por të shtënat e pistoletës kanë kapur edhe një djalë të ri, duke e plagosur në këmbë. Ai u transportua në spital jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi në një rrugicë që të çon te Materniteti i Ri në zonën e “Bërrylit” në Tiranë. Pitbilli pa zot iu vërsul fëmijës, ndërsa babai mori armën dhe e qëlloi duke e vrarë atë.