Shefi i stafit në Kabinetin e Presidencës, Blerim Vela, ka deklaruar se regjimi serb ka kaluar nga veprimet e fshehta në struktruave ilegale, në kërcënime të hapura për kryerjen e agresionit ndaj Kosovës.
“Regjimi në Serbi po kalon nga veprimet e fshehta të dhunshme të strukturave të veta ilegale në Kosovë, në kërcënim të hapur për përdorim të forcave policore e ushtarake për të kryer agresion ndaj Kosovës”, ka shkruar Vela.
“Sipas parimeve të Rusisë, ky është kërcënim flagrant për ta rrezikuar paqen dhe stabilitetin në rajon e më gjerë”, shton ai.
Kujtojmë se gjatë orëve të mbrëmjes oficerët teksa ishin duke patrulluar në fshatin Serbovc të komunës së Zveçanit janë sulmuar nga persona të armatosur.
Si pasojë e sulmit ka mbetur i plagosur një oficer policie, i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.