Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
2.1kmh
20 %
Pre
27 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
29 °
Mar
29 °
E premte, 29 Shtator, 2023

Plagosja e 16-vjeçarit në Tepelenë, Policia jep detaje: U qëllua nga shoku aksidentalisht me armën e shërbimit të të atit

Lajme të ngjashëm

Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen që ndodhi ditën e sotme në Tepelenë ku një 16-vjeçar mbeti i plagosur.

Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se adoleshenti me inincialet O.V, është qëlluar aksidentalisht me armë nga bashkëmoshatari i tij shtetasi E.GJ. Referuar njoftimit të Policisë thuhet se 16 vjeçari e ka plagosur aksidentalisht shokun e  tij me armën e shërbimit të babait të shokut të tij, efektiv policie.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër ka pezulluar nga detyra, punonjësin e Policisë, inspektor T. Gj., dhe Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka nisur ndaj tij, hetimin disiplinor. Gjithashtu, AMP ka nisur hetimin administrativo-penal për këtë rast, ndërkohë 16 vjeçari ndodhet në spital fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 10:20, ka shkuar në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi O. V., 16 vjeç, banues në Tepelenë.

Shtetasi O. V. ndodhej në banesën e shokut të tij, shtetasit E. Gj., 16 vjeç, dhe dyshohet se  aksidentalisht është plagosur në këmbë prej tij  me armën e shërbimit të shtetasit T. GJ., punonjës policie në DVP Gjirokastër (babai i shtetasit E. Gj.). 16-vjeçari O. V. është duke marrë ndihmë mjekësore dhe nuk ka rrezik për jetën.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër ka pezulluar nga detyra, punonjësin e Policisë, inspektor T. Gj., dhe Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka nisur ndaj tij, hetimin disiplinor. Gjithashtu, AMP ka nisur hetimin administrativo-penal për këtë rast.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të  rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Më shumë