Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1kmh
0 %
Enj
29 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
30 °
E enjte, 28 Shtator, 2023

Plagosi rëndë një person 3 vite më parë, arrestohet 29-vjeçari i dënuar me 2 vite burg në Vlorë (EMRI)

Lajme të ngjashëm

Një 29 vjeçar është arrestuar nga Policia në Vlorë, pasi ishte shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje.

Bëhet fjalë për shtetasin Gerald Dukaj, 29 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka plagosur një person në vitin 2020. 29-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Vlorës e ka dënuar me 2 vite burg, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Njoftimi i Policisë:

Port Vlorë

Plagosi rëndë një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, të ndodhur në vitin 2020, ndalohet 29-vjeçari i shpallur në kërkim nga DVP Vlorë. 29-vjeçari u vu në pranga falë informacioneve të siguruara nga Policia Kufitare e Vlorës, përmes inteligjencës informative, se ky shtetas tentonte të hynte në vendin tonë.

Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Vlorës, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas i shpallur në kërkim për një vepër penale kundër personit, tentonte të hynte në vendin tonë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, kanë bërë ndalimin e shtetasit Gerald Dukaj, 29 vjeç, banues në Vlorë.

29-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Në vitin 2020, ky shtetas ka dëmtuar rëndë një shtetas tjetër, gjatë një konflikti fizik me të, për motive të dobëta. Shtetasi Gerald Dukaj do t’i dorëzohet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Më shumë