Është zbardhur dëshmia e Markeljan Beqirit, i cili u arrestua sot, pasi akuzohet për plagosjen e Arni Sulejmanit në një hotel në autostradën Durrës-Tiranë. Ngjarje e ndodhur më më 9 dhjetor të 2021.
Ai para policisë ka thënë se ngjarja ka qenë aksidentale dhe nuk ka dashur të vrasë 20-vjeçarin pasi janë shokë me njëri-tjetrin.
Ai ka treguar se në hotel kishin shkuar bashkë dhe një vajzë që ishte mikesha e tyre, ku kishin konsumuar alkool dhe lënë narkotike dhe në gjendje të pavetëdishme ka qëlluar drejt Arni Sulejmanit, duke e plagosur në krahë.
26-vjeçari ka treguar se u largua nga vendi i ngjarjes, pasi kishte frikë për atë që do e prite më pas.
“Nuk kam dashur ta vras Arni Sulejmanin. Unë e kam shok atë. Me 9 dhjetor kemi qenë me një mikeshën tonë në hotel ku konsumuam shumë alkool dhe lëndë narkotike. Isha i pavetedijshem kur arma qëlloi dhe e plagosi ne krah Arnin. Pas ngjarjes u largova nga frika. Sot isha nisur për te ikur ne Dajt për qejf”, ka thënë Beqari.