Një person ka mbetur i plagosur me armë gjahu.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Gjinaj në rrethin e Hasit.
I lënduar mbeti 28-vjeçari me inicialet A.B, i cili u qëllua me armë gjahu nga Zek Asllanaj 55 vjeç, pas një konflikti për motive pronësie.
28-vjeçari është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është arrestuar menjëherë dhe iu sekuestrua arma e gjahut.