Tirana
light rain
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
0.5kmh
75 %
Die
25 °
Hën
25 °
Mar
30 °
Mër
31 °
Enj
29 °
E diel, 24 Shtator, 2023

Plagosen 30 ushtarë të KFOR-it, Sali Berisha publikon pamjet e rënda: Dhunë kriminale, e dënoj këtë akt luftënxitës të Beogradit

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me situatën në veri të Kosovës dhe dhunën e ushtruar ndaj forcave ushtarake.

Në llogarinë e tij në “Instagram”, Berisha ka postuar pamjet e rënda ku ushtarët shihen teksa dhunohen barbarisht nga serbët.  Ish-kreu i qeverisë thotë se dënon me forcë të madhe këtë akt të hapur luftënxitës të Beogradit.

“Dhunë kriminale e fallangave të Putinit të vogël kundër ushtarëve të NATO-s në detyrë. Dënoj me forcën më të madhe këtë akt të hapur luftënxitës të Beogradit!”, shkruan Berisha.

Situata në veri të Kosovës sa vjen dhe përshkallëzohet. 30-ushtarë të KFOR-it mbetën të plagosur, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien para drejtësisë të personave të cilët ushtruan dhunë.

Më shumë