Garuesja në zgjedhjet e përgjithshme të Italisë, pretendentja për kryeministre e ardhshme e vendit, Giorgia Meloni ka thyer heshtjen zgjedhore, për të bërë një batutë në rrjetet sociale.
“25 shtator, i thashë të gjitha”, dëgjohet të thotë ajo në një video të postuar në instagram ku shfaqet me dy pjepra në dorë, mesa duket duke bërë humor me mbiemrin e saj që në italisht do të thotë pjepri.
Kutitë e votimit në Itali pritet të qëndrojnë hapur deri në orët e vona të natës, deri në orën 23:00, ndërsa deri tani pjesëmarrja është 19.20%, gati e njëjtë me atë të zgjedhjeve të fundit.
View this post on Instagram