Ish-futbollisti i Barcelonës Gerard Pique, duket se tashmë ka nisur bashkëjetesën me të dashurën e re.
Ata kanë vendosur të jetojnë në apartamentin që Pique ka në Calla de Muntaner në Barcelonë. Mediat e huaja kanë bërë me dije se tashmë ata kanë nisur bashkëjetesën sepse nuk është më e pazakontë ti shikosh ata të hyjnë e të dalin së bashku nga e njëjta shtëpi.
Pavarësisht se çifti paska nisur bashkëjetesën, një kusht i është vënë partneres së Pique për të jetuar me futbollistin.
Clara nuk do të jetë prezente në momentin që futbollisti do të takojë fëmijët e tij. Për dy fëmijët e tij Milan dhe Sasha, Clara do të jetë një mike e babait të tyre por asgjë më shumë. Kur Pique është me fëmijët vëmendja do të jetë vetëm tek ata dhe askush tjetër.