Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi thotë se pilotët e njësisë së Aviacionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë ardhur në vendin tonë dhe prej ditësh po trajnohen bashkë me kolegët e tjerë shqiptarë.
“Pilotët e njësisë së Aviacionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës po trajnohen me kolegët e tyre të Bazës së Farkës për rifreskimin teorik dhe praktik të fluturimeve me helikopterin tip AB-206, me qëllim ruajtjen e aftësive fluturuese”, shkruan Peleshi.
Më tej, ai thotë se pjesë e trajnimit është edhe kryerja e Fluturimeve Vizuale ditën dhe natën, mbi territorin shqiptarë. “Krenar që bashkëpunimin ushtarak me Kosovën e kemi shtrirë edhe në fushën e aviacionit”, shkruan Niko Peleshi.