Kompanitë, Pfizer dhe BioNTech njoftuan sot se tri doza të vaksinës së këtij prodhuesi kundër COVID-19, treguan që japin efekte neutralizuese kundër variantit të ri të koronavirusit, Omicron.
Ky përfundim u nxor pas testimeve intensive që kompania bëri në laborator.
Në njoftimin e parë zyrtar nga prodhuesi i vaksinës lidhur me efikasitetin e vaksinës së saj kundër Omicronit, BioNTech dhe Pfizer njoftuan se dy doza të vaksinës rezultuan që kanë më pak efekt në neutralizimin e antitrupave por me dozën e tretë të vaksinës, vërehet rritja e efikasitetit.
Kompania mes tjerash shtoi se nëse është e nevojshme, vaksinat që do të kishin për bazë variantin Omicro, do të mund të ishin gati deri në mars 2022.
Nga 9 dhjetori edhe në Kosovë fillon dhënia e dozës përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit, konfirmoi më 8 dhjetor Ministria e Shëndetësisë e Kosovës.