
Drejtori i Burgut 313 në kryeqytet Maksim Hamitaj është pezulluar ditën e sotme nga detyra me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili.
Shkak i ndëshkimit të Hamitajt ka qenë favorizimet ndaj të dënuarit Emiliano Shullazi, duke e lejuar të ketë takime të veçanta me anëtarët e tjerë të grupit të tij kriminal. Në vend të Hamitajt është caktuar drejtori i Burgut të Durrësit Qazim Hoxha.
Vendimi vjen në kohën kur do të mbyllen procedurat për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj të burgjeve të Shqipërisë, iniciativë e ndërmarrë nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjoni.