Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
1kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
28 °
Die
29 °
Hën
29 °
Mar
29 °
E premte, 29 Shtator, 2023

Pëson defekt anija cisternë, bllokohet sërish Kanali i Suezit

Lajme të ngjashëm

Një anije-cisternë nafte është prishur në Kanalin e Suezit këtë të dielë, duke bllokuar trafikun e anijeve në një prej rrugëve më të rëndësishme për tregtinë globale.

Anija cisternë “Seavigour” nga Malta pësoi një defekt në 12 kilometra larg portit, tha një zëdhënës i Autoritetit të Kanalit të Suezit në Egjipt.

Kjo ndalje në det e anijes bëri që tetë anije të tjera që vinin mbas “Seavigour” të bllokoheshin në Kanalin e Suezit.

Kujtojmë, në mars të vitit 2021, anija gjigande “Ever Given” u përplas me pjesën anësore të Kanalit të Suezit duke ngecur për 6 ditë dhe duke shkaktuar vonesa dhe humbje të mëdha në tregtinë globale.

Kanali i Suezit në Egjipt, u hap në vitin 1869 dhe është një rrugë thelbësore detare për importin dhe eksportin e naftës, gazit natyror dhe mallrave. Rreth 10% e tregtisë botërore kalon përmes tij.

Më shumë