Foto ilustruese
Një 32-vjeçar humbi jetën në Lezhë, teksa po peshkonte dhe ra në kontakt me energjinë elektrike. Burime nga policia bëjnë me dije se ditën e sotme rreth orës 17:15 është marrë njoftim tek Salla Operative, se në Shënkoll, një shtetas ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se shtetasi L.B. 32 vjeç, banues në Tiranë , ka qenë duke peshkuar tek një kanal në Shënkoll, dhe kallami me të cilin peshkonte ka rënë në kontakt me një kabull të energjisë elektrike.
32-vjeçari është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës, por ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë , ndodhen në vendngjarje e po hetojnë për sqarimin e plotë të rrethanave.