Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
4.6kmh
75 %
Hën
26 °
Mar
30 °
Mër
31 °
Enj
29 °
Pre
29 °
E hënë, 25 Shtator, 2023

Pesë të vdekur nga një shpërthim në një fabrikë municionesh në Turqi

Lajme të ngjashëm

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën nga një shpërthim në një fabrikë municionesh në Ankara të Turqisë.  Lajmi u konfirmua nga Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 08:45 në kompleksin e Korporatës shtetërore të Industrisë Mekanike dhe Kimike, në periferi të kryeqytetit, Ankara.

Autoritetet thanë se kanë nisur një hetim për shkakun e shpërthimit. Raportohet se në zonën e shpërthimit janë dërguar disa autoambulanca, si dhe forcat zjarrfikëse.

Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm, xhamat e disa dyqaneve dhe shtëpive në zonat përreth u thyen, njoftoi televizioni NTV.

Më shumë