Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
47 %
2.6kmh
0 %
Sht
25 °
Die
29 °
Hën
29 °
Mar
29 °
Mër
27 °
E shtunë, 30 Shtator, 2023

Pesë të arrestuar në Tiranë për dhunë në familje

Lajme të ngjashëm

Policia e Tiranës ka vënë në pranga shtatë persona gjatë 24 orëve të fundit, ku pesë prej tyre janë ndaluar për vepra penale që lidhen me dhunën në familje.

Në dy raste, një 25-vjeçar dhe një 37-vjeçar janë ndaluar për përndjekjen dhe dhunimin e ish-bashkëshorteve të tyre.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin F. B., 25 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë dhe ka përndjekur ish-bashkëjetuesen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin V. M., 61 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tyre të mitur.

Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. M., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lavazhin ku ai punon ka dëmtuar një automjet. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 27-vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin M. L., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses.

Më shumë