Tirana
light rain
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
40 %
Die
20 °
Hën
28 °
Mar
31 °
Mër
31 °
Enj
30 °
E diel, 24 Shtator, 2023

Përplasjet Shqipëri-Serbi, policia s’lejon tifozët shqiptarë në një ndeshje në Australi

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje pak e çuditshme ka ndodhur në futbollin e Australisë, ku tifozët shqiptarë u ndaluan të ishin prezent në transfertën e një ndeshje. Skuadra e North Sunshine Eagles që quhet klub shqiptar dhe Springvale White Eagle me përbërje serbe u ndeshën më 15 korrik.

Sfida ishte e vlefshme për llogari të NPL Victoria 3, që është kategoria e tretë e futbollit gjysmë-profesionist në Victoria, Australi. Ndeshja u luajt në shtëpinë e klubit që ka mbështetës serb, teksa nuk u lejuan tifozët shqiptar të ishin prezent. Kjo për shkak të trazirave që mund të shkaktoheshin.

Vendimi u mor në bashkëpunim me autoritet dhe tifozët miq nuk ishte të pranishëm. North Sunshine Eagles(klubi shqiptar) fitoi me rezultatin 2-3 në shtëpinë e Springvale White Eagle, duke dalë nga aty me fitore.

Në renditjen e përgjithshme, klubi shqiptar mban vendin e 7, teksa Springvale Ëhite Eagle renditet e parafundit në kampionatin me 12 skuadra.

Më shumë