KFOR ka reaguar në lidhje me situatën në veri të Kosovës, ku pati përplasje mes ushtarëve dhe protestuesve.
Në një deklaratë zyrtare thuhet se nga përplasja kanë mbetur të plagosur 25 ushtarë, të cilët ishin objekt i sulmeve të paprovokuara dhe kanë plagë me thyerje dhe djegie nga shpërthimi i mjeteve ndezëse.
Komandanti i misionit të KFOR-it, gjenerali i divizionit Angelo Michele Ristuccia, po përcjell zhvillimin e situatës dhe shpreh ngushëllimin e tij për burrat dhe gratë e misionit të lënduar gjatë përleshjeve.
Ai theksoi se sulmet e paprovokuara ndaj njësive të NATO-s janë të papranueshme dhe KFOR-i do të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij në mënyrë të paanshme.
Deklarata e plotë:
Kosovë: përleshje mes protestuesve dhe trupave të KFOR-it
Rreth 25 të plagosur nga kontingjenti shumëkombësh gjatë ndalimit të demonstruesve protestues që ndodhi në komunën e Zveçanit.
Prishtinë, 29 maj 2023. Sot pasdite njësitet e KFOR-it janë dislokuar në 4 komunat e veriut të Kosovës me qëllim të frenimit të demonstratave të dhunshme që ndodhën pasi kryetarët e sapozgjedhur ditëve të fundit tentuan të marrin detyrën.
Duke iu kundërvënë pjesëve më aktive të turmës, disa ushtarë të kontingjentit italian dhe hungarez të KFOR-it ishin objekt i sulmeve të paprovokuara dhe plagëve të marra trauma me thyerje dhe djegie nga shpërthimi i mjeteve ndezëse.
Të trajtuar me kohë nga njësitë mjekësore të KFOR-it, aktualisht janë nën vëzhgim nga personeli mjekësor i cili po vlerëson gjendjen e tyre.
Komandanti i misionit të KFOR-it, gjenerali i divizionit Angelo Michele Ristuccia, personalisht po e përcjell zhvillimin e situatës dhe shpreh ngushëllimin e tij për burrat dhe gratë e misionit të lënduar gjatë përleshjeve.
Ai theksoi se sulmet e paprovokuara ndaj njësive të NATO-s janë të papranueshme dhe KFOR-i do të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij në mënyrë të paanshme.