Si pasojë e përplasjes së banorëve te zona e Bregut të Lumit, kanë mbetur të lënduar disa protestues dhe efektivë të policisë.
Mësohet se të lënduarit nddodhen në urgjencën e spitalit të Traumës ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Protestuesit e plagosur:
Hazur Manderi, Flora Mandri, Xhabir Mandri dhe Destan Muca.
Policët e plagosur
Gerald Shabani, Bledar Deliu dhe Arben Canaku.
Forca të shumta policie këtë mëngjes kanë shkuiar në zonën e bregut të Lumit, për shembjen e banesave në kuadër të zgjatimit të Bulevardit të Ri.
Banorët kanë kundërshtuar sërish por një pjesë e madhe prej tyre janë shoqëruar nga policia e cila ka rrethuar zonën.
Janë rreth 38 banesa të cilat kanë qenë në proces legalizimi, mirëpo pas projektit për bulevardin ato u skualifikuan dhe kështu nuk përfitojnë shpronësim.
Ndërkaq, bashkia ka ofruar për ta banesa sociale, banorët nuk janë dakord.