Gjykata e Vlorës ka dhënë masën “arrest me burg” për ish-komisarin Arjan Tase,i cili përplasje për vdekje me skaf 7-vjeçaren, Jonada Avdia në Himarë.
Arjan Tase është lënë në burg, teksa akuzohet për veprën penale “vrasje me dashje indirekte”. Tase nuk ka kundërshtuar masën e arrestit dhe i ka kërkuar falje familjes së të miturës dhe policisë.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht në Himarë, në Plazhin e Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia, u godit për vdekje nga një skaf me drejtues ish-komisarin e Himarës Arjan Tase, teksa ajo po lahej në det me babain e saj.
E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend.
Fëmija, me origjinë nga Tropoja jetonte jashtë shtetit me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushime.