Një 49 vjeçar është arrestuar këtë të hënë nga Policia e Pograddecit pasi akuzohet për përndjekje dhe ngacmim seksual.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale Gj. B., 49 vjeç, banues në fshatin Hoshtec, i cili akuzohet se ka përndjekur dhe ngacmuar seksualisht një 37 vjeçare.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Gj. B., 49 vjeç, banues në fshatin Hoshtec, Pogradec, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Ngacmimi seksual”, pasi dyshohet se ka përndjekur vazhdimisht dhe ka ngacmuar seksualisht një 37-vjeçare”, njofton Policia.