Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan-Tepelene.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se fatkeqësisht si pasojë e aksidentit dy persona kanë humbur jetën, ndërsa katër të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Mësohet se dy automjetet janë përplasur me njëra-tjetrën në vendin e quajtur Buzëmadh, ndërkohë të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Fierit.
Menjëherë drejt vendit të ngjarjes ka shkuar policia për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Fier/ Informacion paraprak
Sot rreth orës 20:20, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Buzëmadh, janë përplasur automjetet tip “Zafira” dhe “Ford”. Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë dy shtetas dhe janë plagosur katër të tjerë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit si edhe identifikimin e personave që janë plagosur dhe kanë ndërruar jetë.