Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka përfunduar seanca ndaj dy të dyshuarëve për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, i cili ndodhi më 24 shtator.
Në këtë seancë, është shqyrtuar kërkesa e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve. Sipas mediave vendase mësohet se njërit prej të arrestuarëve, Dushan Maksiovic, i është caktuar masa e paraburgimit.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, ai dyshohet se bashkë me një grup personash ende të paidentifikuar në mënyrë të organizuar dhe të armatosur, kanë hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës, me dhjetëra automjete të mbushura me armatime, municione dhe veshje ushtarake.