Ka përfunduar mbledhja e thirrur nga Lulzim Basha me aletatë në selinë blu. Mësohet se gjatë mbledhjes Dashamir Shehi ka fajësuar shoqërinë civile.
“Shoqëria civile, tepër e majtë, 8 muaj pa kandidat. Mjaftonte të kishin sjellë një kandidat këtu të formonim KLP-në dje sot e kishim emëruar prokuroni e ri do e kishte kaluar edhe vettingun. Do rezistojmë me të gjitha mjetet demokratike. Kjo që po ndodh është shumë e rëndë dhe do të zhvlerësojë reformën në drejtësi. Prandaj jemi nesër atje, që tu kujtojmë shqiptarëve se kjo është tallje me sistemin e drejtësisë.”, është shprehur Shehi.
Ndërsa gjatë takimit është theksuar nga palët se nuk do të lejohet kapja e drejtësisë.