Deputetja Grida Duma përmes një citati të autores së njohur amerikane, Ayn Rand, ka “thumbuar” ish- kryeministrin Sali Berisha.
Duma shkruan se realitetin mund ta shmangë, por jo pasojat e tij. Ndonëse emri i Berishës nuk përmendet në këtë postim, ajo e ka nënkuptuar mesazhin e saj duke shkëputur fraza nga shkrimi i autores.
Ky reagim i Dumës ka ardhur pas “Foltores”së ish-kryeministrin me demokratët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Postimi i plotë:
“Mund edhe të shmangësh realitetin; por nuk shmang dot pasojat e realitetit”
“Për rrezikun, armikun, vuajtjen mendo vetëm aq sa zgjat koha kur i lufton ata, asnjë moment më tej”
Ayn Rand
Një nga autoret gra me peshë të madhe në mendimin filozofik e politik të djathtë në letërsi. Veprat e të cilës në Shtetet e Bashkuara, konsiderohet të jetuar lexuar thuajse sa librat fetarë.
#atlasshrugged #revoltaeatlasit
Në kohë krizash, paqartësish, por edhe reflektimi e veprimi; leximi i duhur është domosdoshmëri.