Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Kanada në një vizitë të paparalajmëruar për të siguruar më shumë mbështetje për vendin e tij.
Zelensky është priyur nga kryeministri Justin Trudeau në pistën e Otavës. Ky është udhëtimi i parë i Zelensky në Kanada që nga pushtimi i Rusisë në shkurt 2022.
Kujtojmë që më herët Presidenti i Ukrainës ishte në Uashington me shpresën për të siguruar fonde të mëtejshme për të ndihmuar vendin e tij të luftojë forcat pushtuese ruse. Më herët gjatë javës, ai u kërkoi udhëheqësve botërorë të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.
Kongresi amerikan tani ka autorizuar më shumë se 110 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, por sondazhet sugjerojnë se mbështetja mes amerikanëve për shpenzime të mëtejshme ka rënë.