Një vajzë shqiptare është arrestuar në Angli për qëllime ekstradimi nga drejtësia shqiptare, duke u bërë femra e parë që vihet në pranga në këto kushte.
Bëhet fjalë për 25-vjeçaren Lirie Delishi me banim në Londër, e cila dyshohet se në vitin 2019 posedonte në Shqipëri një pasaportë rumune të një vajze të quajtur Simona Valcu. Sipas aktakuzës, e reja shqiptare kishte për qëllim ta përdorte këtë foto në pasaportë duke i ndryshuar foton.
Lirie Delishi po i zhvillon aktualisht seancat gjyqësore të ekstradimit në Angli, në lirim me kusht. Seanca e radhës për 25 vjeçaren pritet të mbahet më 16 janar të 2024 në gjykatën West Magistrates Court.