Deputeja italiane, Gilda Sportiello ka ushqyer më gji djalin e saj vetëm 2 muajsh në parlament.
Kjo ndodh për herë të parë në historinë e parlamentit të Italisë. Deputetja e “Lëvizjes 5 Yjet” u fut në sallë me foshnjën e saj dy muajsh në krah dhe zuri vend në pjesën e sipërme të dhomës, së deputetëve.
Ajo mori pjesë në votimin përfundimtar të dekretligjit për administratën publike dhe më pas i dha gji foshnjës së saj, gjest i cili u prit me duartrokitje unanime nga kolegët e saj, ku disa prej tyre shkuan e takuan, duke e uruar për djalin.
“Sot është një ditë shumë e rëndësishme. Për herë të parë në Itali, një deputete merr pjesë në punën e Dhomës nën shoqërinë e vogëlushit të saj disa muajsh.
Djali i Gilda Sportiellos sonë do të jetë fëmija i parë që do të ushqehet me gji në dhomë ”, shkruajnë në rrjete sociale disa nga deputetët e Lëvizjes 5 Yjet.