Tirana
scattered clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
39 %
3.1kmh
40 %
Mër
25 °
Enj
29 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
29 °
E mërkurë, 27 Shtator, 2023

Pentagoni: Jemi të përgatitur për sulme të tjera në Kabul. Do të evakuojmë afganët deri në minutën e fundit

Lajme të ngjashëm

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka deklaruar se ushtria amerikane është e përgatitur për sulme të tjera.

“Ne ende besojmë se ka kërcënime të tjera. Në fakt, unë do të thoja kërcënime specifike, të besueshme”, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

Ndonëse SHBA ka një afat kohor për evakuimin e afganëve deri më 31 gusht, Kirby u shpreh se do të gjenden mënyra të tjera për t’i larguar ata nga vendi i sulmeve deri  në minutën e fundit.

Ne do të jemi në gjendje t’i largojmë të evakuuarit deri në minutën e fundit”, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

Gjenerali i Ushtrisë amerikane, Hank Taylor tha se në 24 orët e fundit 12,500 njerëz janë evakuuar përmes 89 fluturimeve amerikane dhe të koalicionit.

Sulmi vetëvrasës me bombë që ndodhi ditën e djeshme në afërsi të aeroportit të Kabulit la të vrarë mbi 100 persona, përfshirë 13 trupa amerikane. Përgjegjësinë e sulmeve e mori grupi ekstremist Shteti Islamik (IS).

Më shumë