Kryeminsitri Edi rama u është përgjigjur akuzave të opozitës në lidhje me Eurobondin, pasi deputetët demokratë u shprehën se me këtë Eurobond po rritet edhe më shumë borxhi publik.
Sipas Ramës, Eurobondi nuk është një borxh i radhës, por një mekanizëm financimi me likujditete i vetë borxhir. Gjithasthu ai nuk e ka kursyer ironinë për gjendjen në të cilën ndodhet PD pas përplasjeve mes Bashës dhe Berishës, pasi u shpreh se PD është si një zog me dy krena, por jo një shqiponjë.
“Ka një keqkuptim shumë të madh lidhur me aktin normativ dhe Eurobondin. Eurobondi nuk është një borxh i radhës, është një mekanizëm financimi me likujditete i vetë borxhit. Nuk ëhstë marrje borxh për të larë borxhe, por është një mekanizëm që na jep mundësi të përballojmë rritjen e shpenzimeve.
Kur përsërisni vetëm “borxhi i madh”, kujtohuni se s’kanë qenë të tjerë, por ata që diktojnë linjën e fjalimeve të opozitës së sotme në pushtet, ehd borxhi kur kemi marrë detyrën ka qenë 74%. Sot është më i lartë, por ka një pse dhe pse-ja lidhet me faktin se midis momentity kur atë 74% e ulëm në 63%, kanë ndodhur dy shkaqe që kanë kërkuar nevojën e menjëhershme për të marrë borxh. Borxhi që i latë shqiptarëve ishte 74% dhe nuk kishte pandemi e tërmet.
Kur flsini ju për ato që flisni, është vërtet për t’u admiruar guzimi që harroni që nuk keni ardhur nga Hëna apo keni zbritur ditën që filloi kjo legjislaturë. Ju keni qenë këtu, ju keni qeverisur. Tashmë është formalizuar që PD është një zog dykrenar, por jo shqiponjë. Akoma nuk e di cilës specie do t’i ngjajë në fund, por shqiponjës jo.
Borxhet që u merren tregjeve kapitale, nuk janë borxhe që u merren budallenjve. S’ka bankë që të jep borxh nëse ti nuk je në gjendje që të provosh që mund ta lash borxhin”, tha Rama.