Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
2.1kmh
20 %
Pre
27 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
29 °
Mar
29 °
E premte, 29 Shtator, 2023

PD përshëndet marrëveshjet e firmosura në Berlin: Vetëm një Ballkan i shteteve të barabarta ecën drejt së ardhmes!

Lajme të ngjashëm

Partia Demokratike ka përshëndetur marrëveshjet e firmosura dje në samitin e Berlinit, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Në deklaratën e PD-së të shpërndarë nga ish-kryeministri Sali Berisha, thuhet  se “vetëm një Ballkan i shteteve të barabarta është një rajon që ecën drejt Bashkimit Europian drejt së ardhmes”.

Postimi i plotë i Berishës:

Deklaratë e Partisë Demokratike

Vetëm një Ballkan i shteteve të barabarta është një gadishull që shikon dhe ecën drejt të ardhmes!

Partia Demokratike përshëndet Samitin e djeshëm të Berlinit dhe rezultatet e tij.

Me marrëveshjet e firmosura për lëvizjen e lirë me letërnjoftime, njohjen e diplomave dhe njohjen e kualifikimeve për disa profesione Ballkani është bërë më i lirë, më i barabartë dhe më i drejtë.

Vetëm një Ballkan i shteteve të barabarta është një rajon që ecën drejt Bashkimit Europian drejt së ardhmes.

Në këtë kontekst, marrëveshjet e djeshme për lëvizjen e lirë me letërnjoftime, njohjen e diplomave si dhe kualifikimeve shkencore, janë akte me rëndësi që prekin direkt liritë e qytetarëve, bashkëpunimin midis shteteve dhe popujve të rajonit dhe përbëjnë një arritje thelbësore për qytetarët dhe anëtarët e pakicave kombëtare.

Këto arritje të procesit gjithëpërfshirës të Berlinit, arkivojnë përfundimisht në të shkuarën, projektin përçarës antishqiptar Serbo-Rus të “Ballkanit të Hapur” apo aleancës trilaterale Beograd – Tiranë – Shkup të serbomadhit Vuçiç të mbështetur fuqimisht nga rusët dhe multimiliarderi George Soros.

Partia Demokratike përshëndet rezultatin dhe suksesin e këtij Samiti dhe deklaron se mbetet e vendosur të mbështesë plotësisht procesin e Berlinit.

Më shumë