Tirana
light rain
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
40 %
Die
20 °
Hën
28 °
Mar
31 °
Mër
31 °
Enj
30 °
E diel, 24 Shtator, 2023

PD paralajmëroi protesta, Zheji: Zgjedhja e Berishës ka krijuar çarje, nuk ka energji për të mbeldhur njerëzit

Lajme të ngjashëm

Analisti Artur Zheji, thotë se zgjedhja e Sali Berishës në krye të selisë blu ka krijuar çarje mes demokratëve. Sipas tij, edhe paralajmërimi i tij për të ngritur popullin në protesta, nuk ka krijuar energjinë e nevojshme.

“[…] se duhej patjetër që doktori të bëhej kryetari i PD dhe kjo krijoi çarjen. Mund të bëhej një hap prapa për bashkimin. Për protesta nuk shoh energji unë, mungon një energji dhe ndonjëherë janë më opozitarë ca analistë sesa energjia që çliron opozita për t’ia bërë jetën më të vështirë kësaj mazhorance”, u shpreh Zheji.

Në emisionin “Pikat mbi I”, analisti tregoi se Sali Berisha po kërkon të hapë kanale komunikimi dhe të thithë energji, pasi e kupton se opozitarizmi që po drejton nuk ka një raport të ri në fushën e betejës politike.

“Ai po kërkon të hapë kanale komunikimi dhe të thithë energji, pasi e kupton se opozitarizmi që po drejton nuk ka një raport të ri në fushën e betejës politike. Por a është përbashkues doktori? Njerëzit duket se janë të ndarë… Pra kjo kërkesë e doktorit është për kthim energjie, por a do të arrihet kjo gjë”, vijoi Artur Zheji.

Më shumë