Partia Demorkatike përmes deputetëve të saj ka depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Sipas nënkryetarit Enkelejd Alibeaj, qeveria bleu votat me paratë e tërmetit dhe të koncesioneve.
PD ka vendosur që kryetar i komisionit të jetë: Enkelejd Alibeaj dhe anëtarë: Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi, Sorina Koti, Ferdinand Xhaferri, Ervin Salianji dhe Kreshnik Çollaku.
Alibeaj renditi dhe disa nga çështjet kryesore ku do të fokusohet puna e Komisionit Hetimor.
– Mbyllja e pajustrifikuar e kufijve për t’u bërë të pamundur emigrantëve të disasporës për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit
– Legalizimi i më shumë se 10.000 ndërtesave ilegale.
– Disbursimi i parakohshëm i fondit të ndihmës ekonomike, 3.5 milionë euro dhe 20.000 mijë familje të rifutura në skemën e ndihmës ekonomike.
– Punësimi i më së paku 13.000 shqiptarëve gjatë fushatës zgjedhore. Sa konvertohet në votë punësimi i 13.000 njerëzve?
– Rritja e pagës së administratës. Njerëz që nuk japin asnjë shërbim gjatë fushatës zgjedhore, përvecëse në periudhë zgjedhore përdoren si armatë elektorale që votojnë pushtetin.
– 120 milionë për asfaltin elektoral. Asfalt për t’u hedhur hi syve shqiptarëve të drobitur, rreth 120 milionë euro.
– Tenderat, koncesione, prokurime dhe kontrata me vlerë 505 milionë euro. Menjëherë pas pandemisë, u dhanë këto para, u gjetën për t’ia shpërndarë një grupi të madh njerëzish të përzgjedhur, të cilët do duhet të punonin ën fushatë për qeverinë.
-125 milionë euro para publike për paratë e tërmetit. Fatkeqët dy dimra i kaluan jashtë, ndërkohë para zgjedhjeve 125 milionë euro u shpërndanë për vota.
– Do të hetohet spiunazhi modern, qeshia mbi tortë, 910 mijë shqiptarë të spiunuar nga patronazhistët. Në dy veta, njëri ishte spiun që përdorej për zgjedhje.