Zyrtarisht, filmi “Barbie” nuk shfaqet në kinematë në Rusi për shkak të sanksioneve perëndimore që i janë vendosur Kremlinit për luftën që i ka shpallur në Ukrainë. Megjithatë, ka nga ato kinema që po e japin “kontrabandë”.
Në një qendër tregtare në Moskë, në një ambient është gjithçka rozë dhe njerëzit shkojnë të shohin filmin “Barbie”.
Për të shmangur çështjet e licencimit, disa kinema në Rusi kanë shitur bileta për filma të shkurtër të prodhuar nga Rusia dhe kanë shfaqur filmin artistik Barbie.
Ministria ruse e kulturës nuk është e kënaqur. Muajin e kaluar ai arriti në përfundimin se filmi Barbie “nuk ishte në përputhje me qëllimet dhe synimet e përcaktuara nga presidenti ynë për ruajtjen dhe forcimin e vlerave tradicionale morale dhe shpirtërore ruse”.