Me pasurinë e tij totale që i kalon 2.5 miliardë dollarë, Jay-Z ose Sean Corey Carter, është reperi më i pasur edhe këtë vit.
Pavarësisht se nuk ka bërë turne apo publikim të një kënge të re, bashkëshorti i Beyoncé kryesoi listën e Forbes .
“Edhe për një vit pa një turne apo publikim albumi, Jay-Z fiton miliona nga shampanja Armand de Brignac dhe konjaku D’Usse”, raporton Forbes.
Muajin e kaluar, siç raporton Variety, ndërsa merrte pjesë në çmimet Grammy, ai zgjidhi gjithashtu një mosmarrëveshje ligjore disamujore me një nga kompanitë më të mëdha të pijeve në botë për konjakun D’Usse.
Jay-Z u bë miliarderi i parë i repit në vitin 2019, me aksione në shampanjën Armand de Brignac dhe konjakun D’Usse me vlerë mbi 400 milionë dollarë në atë kohë, si dhe prona të ndryshme investimi në Nju Jork dhe LA.