Një debat mes avokatit Spartak Ngjela dhe myftiut të Tiranës Ylli Gurra, ka ngjallur reagime të shumta në rrjet.
Debati ka vijuar si pasojë e mbulimit të “Skënderbeut” në shesh ditën e faljes së Namazit me rastin e festës së Kurban Bajramit, këto zhvillime e kanë çuar avokatin të bëjë thirrje për arrestimin e Gurrës.
Myftiu Gurra i është përgjigjur Ngjelës me një reagim për panorama ku thotë se deklaratat me të cilat Ngjela i referohet nuk kanë të bëjnë aspak me të.
Mirëpo Ngjela ka reaguar sërish lidhur me patriotizmin dhe mbulesën e “Skënderbeut” duke ironizuar në këtë mënyrë: “Vija e kombit nuk lejon asnjë gjysëm apo çerek fanatizmi siç është rasti me fanatikët fetarë dhe klerikët e ndryshëm shqipfolës. Në çështjen kombëtare o je 100% shqiptar o s’je fare”, shkruhet në foton e Ngjelës.