Pas “sherrit” në Kosovë mes Albin Kurtit dhe Lajçak, të dërguarit për diaogun Kosovë-Serbi, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me këtë të fundit në New York.
Fokus i takimit ka qenë përmirësimi i dialogut dhe mbi të gjitha gjuha e pajtimit dhe vendosja e balancës.
“Suksesi i dialogut është i lidhur me zbatimin e balancuar dhe të plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, si dhe heqjen e masave të BE-së që po prekin qytetarët tanë” shkruan Osmani në X.
Kujtojmë se pak ditë më parë, kryeministri kosovar Albin Kurti tha për mediet pas takimit të nivelit të lartë në Bruksel për dialogun Kosovë-Serbi se Lajçak ka bërë kompromis me Vuçic dhe theksoi se shteti i Kosovës nuk ka pranuar kushtëzimin e Serbisë për implementimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.