Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
2.1kmh
20 %
Pre
27 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
29 °
Mar
29 °
E premte, 29 Shtator, 2023

Pas Romës, Zelensky nesër vizitë zyrtare në Berlin

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nesër do të vizitojë Berlinin. Lajm i konfirmuan pak më pare nga burime të qeverisë gjermane.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse Zelenskiy do të mbërrijë në kryeqytetin gjerman sonte, dhe nuk ka asnjë informacion në lidhje me orarin e vizitës dhe takimeve të tij.

Kjo do të jetë vizita e parë e presidentit ukrainas në Gjermani që nga fillimi i luftës dhe axhenda e kontakteve të tij pritet të përfshijë nevojën për dërgimin e pajisjeve ushtarake për forcat e armatosura të Ukrainës dhe promovimin e kandidaturës së Ukrainës për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Zelensky aktualisht ndodhet në Romë dhe më herët ka vizituar Londrën, Parisin, Brukselin, Varshavën, Helsinkin dhe Hagën.

Masa jashtëzakonisht të rrepta sigurie po merren në Berlin, Brandenburg dhe Aachen, pasi presidenti ukrainas konsiderohet “një nga krerët më të kërcënuar të shtetit në botë dhe një objektiv kyç për udhëheqjen e Moskës”.

Më shumë