Tirana
light rain
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
4.6kmh
40 %
Hën
19 °
Mar
30 °
Mër
31 °
Enj
29 °
Pre
29 °
E hënë, 25 Shtator, 2023

Pas Korçës dhe Vorës, dorëhiqen kandidatët e Alibeajt në Lezhë, Kurbin e Librazhd (EMRAT)

Lajme të ngjashëm

Një tjetër kandidat i Partisë Demokratike me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn, është tërhequr nga gara për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Bëhet fjalë për kandidatin e Bashkisë së Lezhës, Sandër Marku. Por përveç Markut, bëhet me dije se kandidati i Kurbinit, Genc Doci është dorëhequr gjithashtu.

Bujar Vreto, kandidati i PD në Librazhd nuk do të marrë pjesë në garën e zgjedhjeve të 14 majit, i cili ka thënë se nuk ka dorëzuar dokumentacionin në KQZ dhe si pasojë as nuk është regjistruar.

Më herët edhe kandidati  për Bashkinë e Korçës,  Gjergji Gjata dhe kandidati i Vorës Ibrahim Bruka njoftuan dorëheqjen nga gara për zgjedhjet e 14 majit.

Më shumë