Kandidatët për deputetë por edhe dhe liderët e partive politike kësaj here kanë zgjedhur një fushatë më të gjerë në rrjetet sociale duke përdorur çdo mënyrë për të fituar vëmendjen dhe simpatinë e qytetarëve.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha para disa ditësh ndryshoi fotografinë në profilin e tij në Facebook, një gjë që s’e kishte bërë për dy vite.
Fotoja e re e Bashës numëron rreth 32 mijë pëlqime dhe rreth 2.6 mijë komente.
Ndryshe nga kandidatët e tjerë të Partisë Demokarike të cilët si foto profil kanë vendosur imazhin e tyre me logon e zgjedhjeve, Basha ka preferuar të shkëputë foton e përdorur në kopertinën e librit të tij “Misioni im” i cili u prezantua pak ditë më parë dhe shkaktoi mjaft polemika dhe diskutime.