Pas gati dy vitesh kufizme, Australia ka hapur kufijtë për të gjithë turistët e vaksinuar. Një fluturim i Qantas nga Los Anxhelosi ishte i pari që u ul në Sydney në orën 6:20 të mëngjesit, i ndjekur nga mbërritjet nga Tokio, Vankuveri dhe Singapori.
“Është e drejtë të thuhet se të gjithë kemi pritur një kohë të gjatë për të mirëpritur vizitorët në Australi,” thotë Alan Joyce, shefi ekzekutiv i Qantas, transportuesi i flamurit të Australisë.
Linja ajrore pret të sjellë më shumë se 14,000 pasagjerë në Australi këtë javë, ndërsa shumë njerëz besojnë se kjo do të jetë një rimëkëmbje për sektorin e turizmit, i cili u shkatërrua nga pandemia e Covid-19.