Tirana
light rain
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
40 %
Die
20 °
Hën
28 °
Mar
31 °
Mër
31 °
Enj
30 °
E diel, 24 Shtator, 2023

Partia Socialiste mban sot Asamblenë, çfarë pritet të ndodhë: Nga Statuti i ri te përgatitja për zgjedhjet e vitit 2023 (Axhenda)

Lajme të ngjashëm

Asambleja Kombëtare e PS do të mbajë sot punimet, shkruan newsbomb.al. Mbledhja do të nisë në orën 10:00 dhe pritet të ketë diskutime të gjera për Statutin e ri të Partisë, anëtarësinë e deri të përgatitja për zgjedhjet vendore të 2023.

Punimet do t’i hapë Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri, ndërsa pas tij do të flasë Edi Rama. Me fjalën e kryeministrit do të mbyllet dhe sesioni i parë i punimeve të Asamblesë, për t’i hapur rrugën më pas sesionit organizativ.

Axhenda e punimeve të Asamblesë Kombëtare të PS:

Ditën e Shtunë, datë 07.05.2022, ora 10:00, në mjediset e kompleksit “Xibraku” në Tiranë do të  zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë.

Rendi i ditës së mbledhjes do të jetë:

1. Hapja e punimeve të Asamblesë nga Sekretari i Përgjithshëm z.Damian Gjiknuri.

2. Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste z.Edi RAMA.

Sesioni organizativ

3. Prezantimi i ndryshimeve në Librin e Rregullave në zbatim të Statutit të ri të miratuar në Kongresin e datës 9.04.2022.

4. Propozime/shtesa në draftet e rregulloreve dhe votimi i tyre.

5. Miratimi i agjendës politiko/organizative dhe plan-veprimi i strukturave deri në zgjedhjet  vendore 2023.

6. Prezantimi dhe miratimi i projektvendimit për kuotizacionin e anëtarësisë së partisë për vitin 2022.

7. Vendimi për plotësimin e vendeve vakante në Asamblenë Kombëtare.

8. Diskutime të lira

9. Mbyllja e punimeve të Asamblesë.

Më shumë