Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
49 %
4.6kmh
0 %
Die
21 °
Hën
29 °
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
29 °
E diel, 1 Tetor, 2023

Partia e Arlind Qorit thirrje për protestë: Të enjten para Kuvendit për miratimin e minimumit jetik

Lajme të ngjashëm

Partia e re “Lëvizja Bashkë”, e drejtuar nga Arlind Qori, u bën thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestë ditën e enjte.

“Lëvizja Bashkë”  njofton që protesta do mbahet të enjten në orën 10.00 hyrje të sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë për të kërkuar njëzëri miratimin e minimumit jetik.

Në postimin ku bëhet thirrje për protestën thuhet se miratimi i ligjit të minimumit jetik do të ishte oksigjeni ekonomik e social i qindra mijëra bashkëqytetarëve dhe se po ashtu do të kishte efekt të drejtpërdrejtë në rritjen e pensionit minimal, pensioneve të invaliditetit, ndihmës ekonomike etj,.

Postimi i plotë:

PROTESTOJMË PËR MINIMUMIN JETIK!

Prej gjashtë muajsh Kuvendi i Shqipërisë shpërfill vullnetin e 21.000 qytetarëve që kanë nënshkruar projektligjin e minimumit jetik.

Ndërkohë që Shqipëria lëngon nga varfëria dhe braktiset nga rinia, pensionet nuk mundësojnë as mbushjen e barkut, ndihma ekonomike është qesharake dhe pagat janë nga më të ulëtat në Evropë, pushtetarët janë kujtuar t’i dyfishojnë rrogën vetes.

Vendi ynë është i mbërthyer nga korrupsioni dhe zhvatja, nga papërgjegjshmëria dhe krimi, nga mungesa e shtetit zhvillimor e social.

Miratimi i ligjit të minimumit jetik do të ishte oksigjeni ekonomik e social i qindra mijëra bashkëqytetarëve tanë të varfër ose në rrezik varfërimi. Ai do të kishte efekt të drejtpërdrejtë në rritjen e pensionit minimal, pensioneve të invaliditetit, ndihmës ekonomike, asistencës së papunësisë e pagës minimale, si dhe do të ndikonte në vazhdim rritjen e të gjithë shkallares së pagave e pensioneve për t’iu afruar stadit të jetës së dinjitetshme.

Në kushtet ku kemi përpara një pushtet të shurdhër e abuziv, alternativa është një dhe e vetme: PROTESTA.

Të enjten në orën 10:00 Lëvizja BASHKË ju fton të bashkohemi në hyrje të sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë për të kërkuar njëzëri miratimin e minimumit jetik.

Minimum jetik tani!

Punë dhe jetë me dinjitet!

EJA NË PROTESTË!

Më shumë