Kryeministri Edi Rama njoftoi se Parlamenti zviceran miratoi me 129 vota pro marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë, e cila u firmos në Tiranë më 18 shkurt të këtij viti.
Ndërkohë, kryeministri paralajmëroi zhvillime edhe nga Italia fqinje. Ai tha se kryeministrja Giorgia Meloni i ka premtuar gjatë bisedimeve për Samitin e Tiranës, se shumë shpejt do të votohet në parlamentin italian edhe marrëveshja me Italinë.