Marshimi i klerikëve, Paris 1980
Edhe myftiu i Tiranës Ylli Gura, tha se shpresonte që mbarë shqiptaria të qe ndjerë krenare për gjestin e tyre. “Përtej emrave tanë, të gjithë vëllezërit tanë që ishim në 11 janar në Paris, besoj se edhe një herë si një komb i vogël jo vetëm Shqipëria në kufijtë gjeografikë, por edhe Kosova edhe Maqedonia e Mali i Zi apo kudo në diasporë ku jetojnë shqiptarët, gjykoj dhe besoj se jam i drejtë në atë që të mendoj, se janë ndjerë paksa krenarë”, përfundoi myftiu i Tiranës Gura.
Kjo është hera e dytë që klerikët shqiptarë marshojnë në Paris pas marshimit në 3 maj në vitin 1980 me rastin e emërtimit të një sheshi të këtij qyteti me emrin e heroit tonë kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu”. Në marshimin e 34 viteve më parë ishin Imami Isa Tropojani, Imzot Prence dhe peshkopi arbëresh Ferrara.