NewsBomb
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ
Nuk ka rezultat
View All Result
NewsBomb
Nuk ka rezultat
View All Result


në Aktualitet, Lajmet kryesore

Parandalohet atentati në Elbasan, policia jep detaje: Në “BMW X6” u gjetën 3 kallashnikov, një armë dhe në një kosh mbeturinash

19/02/2023, 10:34
0
Arma ne mjet

Arma ne mjet












Lajme të ngjashëm

Lajme të lidhura

Ndezja e pemes se Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, Librazhd

VIDEO: Ndizen dritat e pemës, atmosfera festive mbërrin në Librazhd

06/12/2023, 21:12
Balluk Troka © Credits top-channel.tv/

Vlerësonte pacientët për kemp në gjendje të dehur, shkarkohet mjeku Balluk Troka

06/12/2023, 21:08
Mjeku Balluk Troka ne gjendje te dehur © Credits top-channel.tv

SKANDAL/ Mjeku në Librazhd i dehur në orar të punës, mezi shqipton fjalët

06/12/2023, 20:52
Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha në ndezjen e dritave të qytetit

Vlora ndriçohet për festat e fundvitit, drita, fishekzjarre dhe muzikë (VIDEO)

06/12/2023, 20:49
Ne foto: Silvio Gonzato

Ambasadori i ri i BE: Shqipëria rol kyç në rajon,e vetmja që s’ka probleme me fqinjët

06/12/2023, 19:43

Policia e Elbasanit ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me parandalimin e një ngjarje të rëndë kriminale në këtë qytet.

Mësohet se policia ka marrë informacion antën vonë se mund të ndodhte një ngjarje e rëndë kriminale.

Si rezultat i kontrolleve të shumta të kryera në terren, në lagjen “Emin Matraxhiu”, në zonën e quajtur “Ish-konservimi”, është gjetur një automjet tip “BMË X6”, brenda të cilit u gjetën 3 armë zjarri kallashnikov dhe 2 bidona me lëndë djegëse (benzinë).

Po në vijim të kontrolleve, në afërsi të një koshi mbeturinash, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një çantë, brenda së cilës kishte një armë zjarri pistoletë.

Policia ka shoqëruar disa shtetas, dhe nën drejtimin e  Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i plotë i policisë së Elbasanit:

Falë inteligjencës informative, Policia parandalon një ngjarje të rëndë kriminale.

Sekuestrohen 4 armë zjarri (3 kallashnikovë dhe 1 pistoletë), 2 bidona me lëndë djegëse (benzinë) dhe një automjet që dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e këtij krimi.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan kanë marrë informacion se në orët e vona të natës së mbrëmshme mund të ndodhte një ngjarje e rëndë kriminale.

Bazuar në këtë informacion, Policia ka shtuar prezencën në terren, ka ngritur pika kontrolli dhe ka ushtruar kontrolle intensive në disa objekte të cilat dyshohet se shërbenin për fshehjen e sendeve dhe mjeteve me të cilat mund të kryheshin veprimtari kriminale.

Shërbimet e Policisë morën informacion se si pasojë e presionit të Policisë në terren, shtetasit që do të kryenin ngjarjen kriminale  dyshohet se kishin fshehur automjetin që do të përdorej për kryerjen e krimit.

Në këtë kuadër, si rezultat i kontrolleve të shumta të kryera në terren, në lagjen “Emin Matraxhiu”, në zonën e quajtur “Ish-konservimi”, është gjetur një automjet tip “BMË X6”, brenda të cilit u gjetën 3 armë zjarri kallashnikov dhe 2 bidona me lëndë djegëse (benzinë).

Po në vijim të kontrolleve, në afërsi të një koshi mbeturinash, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një çantë, brenda së cilës kishte një armë zjarri pistoletë.

Në vendngjarje ndodhet një grup i posaçëm hetimor dhe ekspertë të Institutit të Policisë Shkencore, të cilët në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësëor Elbasan, vijojnë punën për të bërë të mundur fiksimin e provave në vendngjarje, hapjen dhe kontrollin e automjetit.

Në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan janë shoqëruar disa shtetas, dhe nën drejtimin e  Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Veprimet janë në vijim dhe në përfundim të tyre, do të ketë një informacion përfundimtar.

Policia e Elbasanit kërkon mirëkuptimin e medias që në lidhje me këtë ngjarje, për shkak të rëndësisë dhe konfidencialitetit të hetimit, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, të mos japin informacion të pakonfirmuar, por të presin rezultatet e hetimit intensiv që po kryhet nga grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit.

Etiketa: atentatelbasankallashnikov

Artikull paraprak
Bota

Të shtëna me armë zjarri në Bruksel, plagosen 3 persona

06/12/2023, 21:41
Artikull tjetër
Bota

Të shtëna me armë zjarri në Bruksel, plagosen 3 persona

06/12/2023, 21:41
Artikull paraprak
Bota

Të shtëna me armë zjarri në Bruksel, plagosen 3 persona

06/12/2023, 21:41
Artikull tjetër
Bota

Të shtëna me armë zjarri në Bruksel, plagosen 3 persona

06/12/2023, 21:41

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


 







Më shumë

Lajme të lidhura

Pamje nga vendi i ngjarjes

Merr flakë në ecje autobusi me pasagjerë në hyrje të qytetit të Elbasanit

06/12/2023, 18:26
0

...

Në foto: viktima Liljana Buzo dhe Koço Buzo

Vrau gruan para Gjykatës, Apeli le në fuqi vendimin “burg përjetë” për Koço Buzo

06/12/2023, 15:38
0

...

Punonjësi u rrëzua nga struktura metalike, arrestohet drejtuesi teknik në Elbasan

Punonjësi u rrëzua nga struktura metalike, arrestohet drejtuesi teknik në Elbasan

05/12/2023, 13:45
0

...

polici

I shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 58-vjeçari në Elbasan

30/11/2023, 11:57
0

...

Martin Bardhi/ Vendi ku ndodhi ngjarja

Atentati ndaj Martin Bardhit/ Automjeti i përdorur në krim kaloi para komisariatit

29/11/2023, 21:00
0

...


Lajmet e fundit

Foto ilustruese, policia Bruksel

Të shtëna me armë zjarri në Bruksel, plagosen 3 persona

2023/12/06  9:41pm
0

Ndezja e pemes se Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, Librazhd

VIDEO: Ndizen dritat e pemës, atmosfera festive mbërrin në Librazhd

2023/12/06  9:12pm
0

Balluk Troka © Credits top-channel.tv/

Vlerësonte pacientët për kemp në gjendje të dehur, shkarkohet mjeku Balluk Troka

2023/12/06  9:08pm
0

Mjeku Balluk Troka ne gjendje te dehur © Credits top-channel.tv

SKANDAL/ Mjeku në Librazhd i dehur në orar të punës, mezi shqipton fjalët

2023/12/06  8:52pm
0








































Para
Personi qe hiqet si inspektor tatimesh

Paraqitej si inspektor tatimesh, dalin pamjet: Ja si mashtronte një burrë duke u vendosur gjoba bizneseve në Tiranë

@NEWSBOMB SHPK
NIPT: L42417011Q

Drejtor i Përgjithshëm Retin Toka

Kontaktet

Adresa : Rruga Emin Duraku, Hyrja 1 Ap.14, Tiranë

Mobile : +355 69 92 22201

Mobile : +355 69 92 22202

Email: [email protected]

Na Ndiqni

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ