Avokat Spartak Ngjela shprehet se kryeprokurori i ri i përkohshëm do largojë prokurorët e emëruar nga Adriatik Llalla, për të cilët thotë se janë të gjithë “të Saliut”.
Sipas Ngjelës me ardhjen e kryeprokurorit të ri, ikën ai i Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Avokat Ngjela tha në emisionin “Studio e Hapur” se ai do zgjidhet nga ndërkombëtarët.
“Mos ka ndodnjë gjë që shqetëson palët? Ky i riu. Çfarë ka në dorë ky, emërime… Prokurori i Krimeve të Rënda, ikën. Janë të gjithë të Saliut, janë emëruar nga ky të gjithë.
Ka filluar hetimi, ai që do zgjidhet aty do ta zgjedhin ndërkombëtarët. Kanë dalë çështjet e arresteve në prokurori. I ka çuar FBI-ja. Është hetim shumë serioz, është në favor të Shqipërisë. Nuk do shpëtojnë dot asnjë gjë, kush ka futur duart do ikin të gjithë’, u shpreh Ngjela.