
Pandemitë e ardhshme ka të ngjarë të jenë më të shpeshta, akoma më shumë vdekjeprurëse dhe do të përhapen më shpejt, nëse nuk ndryshojmë sjelljen tone në lidhje me mjedisin.
Ditën e djeshme Josef Settele, Sandra Díaz, Eduardo Brondizio dhe Dr. Peter Daszak, shkencëtarë të biodiversitetit thanë se aktivitetet njerëzore si shpyllëzimi, bujqësia intensive dhe shfrytëzimi i kafshëve të egra kanë krijuar një “stuhi të përsosur” që sëmundjet të përhapen.
Sipas ‘standard.uk’ ata paralajmëruan që pandemitë e ardhshme do të përhapen më shpejt dhe do të vrasin më shumë njerëz nëse nuk vendosen masa për të parandaluar shkatërrimin e shfrenuar të botës natyrore.
“Ekziston një specie e vetme që është përgjegjëse për pandeminë Covid-19, ne”, thanë profesorët Josef Settele, Sandra Díaz, Eduardo Brondizio dhe Dr. Peter Daszak.
“Pandemitë në të ardhmen ka të ngjarë të ndodhin më shpesh, përhapen më shpejt, kanë ndikim më të madh ekonomik dhe vrasin më shumë njerëz, nëse nuk jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm në lidhje me zgjedhjeve që bëjmë sot”, thanë profesorët.
Raporti i vitit 2019 zbuloi se një milion specie kafshësh dhe bimësh ishin në rrezik zhdukjeje si rezultat i veprimtarisë njerëzore.