Mijëra qytetarë në Moskë janë bërë dëshmitarë të një fenomeni të rrallë.
Në qiellin mbi qytet në bulevardin Adropov, është shfaqur një re në formën e diskut fluturues.
Qytetarët kanë nxjerrë menjëherë telefonat dhe kanë nisur ta filmojnë. “Çfarë është ajo? Re? Duket si UFO…”, dëgjohet të thotë një qytetar që filmon me telefon.
Sipas ekspertëve bëhet fjalë për një fenomen natyror ku retë marrin forma të pazakonta.
Megjithatë qytetarët nuk janë të bindur. “Kjo është një shenjë se diçka e madhe pritet të ndodhë në vijim..”, komentojnë ata në rrjetet sociale.