Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Francë, ku gjashtë fëmijë dhe një i rritur janë plagosur në një sulm me thikë në një park pranë liqenit Annecy, në juglindje të Francës. Tre prej fëmijëve dhe i rrituri janë në gjendje kritike për jetën.
Sipas autoriteteve dyshohet se autor i ngjarjes ëshët një azilkërkues sirian. Ministri i Brendshëm Gerard Darmanin konfirmoi se autori ishte arrestuar nga policia.
Deputeti rajonal Antoine Armand e përshkroi sulmin të tmerrshëm dhe tha se autoritetet po hetonin. Ndërkohë kryeministrja franceze, Elisabeth Borne, është nisur për në vendngjarje.